Ushqimet po shtrenjtohen, por ka dhe zëra që kushtojnë më lirë

Ushqimet po shtrenjtohen, por ka dhe zëra që kushtojnë më lirë
Ndërsa ushqimet shtrenjtohen gjithmonë e më shumë, në Shqipëri mund të thuash se ka ende disa zëra, të cilave duhet t’u gëzohemi pasi janë ende të lira. Madje, ato sivjet po kushtojnë më lirë se një vit më parë. Po cilat janë ato?

Sipas Institutit të Statistikave, bëhet fjalë kryesisht për shërbimet e transportit, apo edhe ato të argëtimit, etj. “Çmimet e grupit “Transporti” u ulën me nivelin prej -0.5%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me -0.4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me -0.3 % dhe “Argëtim e kulturë”, me -0.1%”, pohojnë ekspertët e INSTAT-it.

Duke lënë kështu të kuptohet se të udhëtosh e të argëtohesh në Shqipëri është një gjë e cila kushton ende lirë këtë vit. E në këtë kuadër, duket se një gjë e tillë i leverdis shumë sektorit të turizmit. Edhe pse duhet shtuar se ky i fundit, po përballet me një rritje të çmimeve të shërbimeve të akomodimit dhe hotelerisë, etj.