United bën "mrekullinë" në minutën e fundit me Rashford, PSG largohet nga Champions League

United bën "mrekullinë" në minutën e fundit me Rashford, PSG largohet nga Champions League
Manchester United ka bërë  suprizën në minutat e fundit duke përmbysur gjithçka shtëpinë e PSG.

Mjaftoi një penallti në minutën e fundit të takimit për tu kualifikuar për në raundin çerekfinal të UEFA Champions League, me Rashford që nga pika e bardhë e penalltisë realizoi për 3 me 1.

Shpresat e United u ngjallën që në minutën e 2-të ku Romelu Lukaku, shënoi golin e parë.

Megjitha barazimin nga Bernat, ishte sërish “snajperi” belg Lukaku që shënoi golin e avantazhit.

Rashford dërgoi në shtëpi PSG në minutën e 94-të

Çerekfinalistja tjetër mes Portos dhe Romës do të mësohet pas shtesave, pasi rezultati i përgjithshëm mes tyre u vulos me shifrat 3-3.

/f.ç/Gazeta Albanian Free Press/