UEFA zbulon maskotin/ Holandë-Gjermani, spektakli i garantuar

UEFA zbulon maskotin/ Holandë-Gjermani, spektakli i garantuar
Ndeshjet e para kualifikuese dhurojnë përballje të mëdha.

Holanda dhe Gjermania, dy rivale historike, do të përballen mes tyre më 24 mars në  stadiumin “Johan Cruijff ArenA” të Amsterdamit.

Holandezët e ringritur, pasi lanë Gjermaninë dhe Francës pas në Ligën e Kombeve, do të përballen sërish me fqinjët e tyre, në një nga ndeshjet me interesante të marsit.

UEFA ka vendosur që në këtë ndeshje të zbulojë edhe maskotin e Euro 2020.

Maskoti i parë debutoi në finalet e Euro 1980, ndërkohë që UEFA ka parashikuar diçka unike në eventin e radhës.

Vendimi për ta zbuluar maskotin në Holandë lidhet me rëndësinë e ndeshjes, si dhe faktin se në dy ekipet luajnë disa nga lojtarët më të mirë në botë.