UEFA përjashton anglezët nga gjykimi i Champions League, zbuloni shkakun

UEFA përjashton anglezët nga gjykimi i Champions League, zbuloni shkakun
Qeveria e futbollit evropian ka vendosur se asnjë gjyqtar anglez nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje të Champions League këtë sezon.

Lidhur me këtë vendim drastik të UEFA-s është bërë shkak sistemi VAR i cili nuk ka nisur ende të përdoret në Angli.

Sipas UEFA, gjyqtarët anglezë nuk kanë përvojë në aplikimin e këtij sistemi dhe, për këtë arsye, nuk do të përzgjidhen në ndeshjet me eliminim direkt, që kanë nisur që prej dy javësh.

Michael Oliver dhe Anthony Taylor, dy gjyqtarët anglezë që kanë gjykuar deri në fazën e grupeve në Champions League, nuk do të përzgjidhen për pjesën e mbetur të këtij turneu. Sistemi VAR do të nisë të aplikohet në Premier League sezonin tjetër.

Zëdhënësi i UEFA-s, për të përditshmen britanike “The Sun” tha:

“Për fazën me eliminim të Champions League deri në finale do të përzgjidhen vetëm gjyqtarët që vijnë nga ato shtete që e aplikojnë sistemin VAR”.

Gjyqtarët anglezë munguan edhe në Botërorin “Rusi 2016”, ku gjithashtu u aplikua sistemi VAR. Gjithsesi, gjyqtarët anglezë Oliver dhe Taylor, që e kanë aplikuar sistemin VAR vetëm në ndeshjet e FA Cup, do të përzgjidhen nga UEFA për ndeshjet e Europa League.

/f.ç/Albanian Free Press Online/