Tre zgjidhje natyrale për thonj të fortë

Tre zgjidhje natyrale për thonj të fortë
Vaj dhe limon

Përgatisni në shtëpi, një përzierje me një lugë gjelle lëng limoni dhe dy me vaj ulliri. Përziejini mirë së bashku dhe vendosini majat e gishtave për, të paktën, dhjetë minuta në një tas ku do të keni hedhur këtë përzierje. Përsëriteni këtë trajtim, në ditë të alternuara, për të paktën një muaj. Do të habiteni nga thonjtë e fortë që do të keni më pas.

Soda e bukës

Soda e bukës shërben për të forcuar thonjtë, është perfekt për ta. Bashkë me sodën e bukës, shtoni edhe pak lëng limoni dhe një lugë gjelle vaj ulliri, derisa të përfitoni një përbërës kremoz. Masazhojeni mbi thonj me lëvizje rrethore. Shpëlajini duart me ujë të vakët e, më pas, vendosni një krem të lehtë duarsh.

Hudhra

Përdorimi i një thelb hudhre mbi thonj, mund t’i bëjë ata vërtet më të fortë. Aroma mund të jetë e bezdisshme, ndaj ju këshillohet ta përdorni disa orë përpara se të flini apo të shkoni në shtrat. Nëse vërtet nuk e duroni aromën e hudhrës, atëherë, pasi të lani duart e t’i fshini, lyejini me pak vaj bajameje dhe vishni një palë doreza të holla dhe të buta. Në mëngjes do të keni duar të buta dhe thonjtë tuaj do të duken më të fortë.