Tragjedia shqiptare, “Kjo klasë politike e ka plaçkitur ekonomikisht dhe moralisht popullin!”

Tragjedia shqiptare, “Kjo klasë politike e ka plaçkitur ekonomikisht dhe moralisht popullin!”
Klasa politike shqiptare, e cila qeveris vendin prej 28 vitesh, prej kohësh është vënë nën presionin e emigrantëve, që përbëjnë gati gjysmën e popullsisë. Ata që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, jo vetëm kanë ndikimin më të madh dhe pozitiv për ekonominë shqiptare, por edhe janë në gjendje të bëjnë dallimin mes mënyrës sesi drejtohet Shqipëria dhe si ecin vendet perëndimore, ku ne duam të integrohemi.

Tragjedia e Shqipërisë, një vend ku është e vështirë të shpresosh për të ardhmen," është titulli i një analize nga Gentjan Alimadhi, në Gazzeta di Parma, që shoqërohet edhe me foton e protestës së 16 shkurtit, kur disa protestues sulmuan Kryeministrinë.

Emigrantët çuditërisht nuk e kanë fituar ende të drejtën e votës, ndërsa debati në Shqipëri mbi këtë çështje vijon ende, teksa palët fajësojnë njëra-tjetrën. Megjithatë, në këto ditë të trazuara politike, zhgënjimi i tyre duket më i madh dhe shprehet më qartë. Gantian Alimadhi, një ndër zërat më të fuqishëm të komunitetin Italo-Shqiptar, i cili jeton në Parma, përmes një analize të situatës së fundit mbi vendin tonë, vë në dukje nevojën e reformimit të klasës politike, si ndoshta zgjidhja e vetme, duke e konsideruar atë përgjegjëse deri tani për prapambetjen e vendit, dhe madje sipas tij politika shqiptare e korruptuar deri në palcë nuk ka asnjë interes për të vijuar reformat që kërkon BE-ja.

Nga Gentian Alimadhi:

Çfarë ndodh në Shqipëri? A është ky vendi i ndonjë shpërthimi të madh ekonomik? Kur do të shkoni në Evropë?

Janë disa nga pyetjet që më kërkojnë miqtë e mi në Parma, pas trazirave të fundit që ndodhën në Tiranë. Ata duan të njihen mbi situatën në Shqipëri dhe gjykimin tim rreth asaj që mund të duket një gjendje drastike për shumë njerëz. Shpjegimi jepet me faktin se mes të dy palëve (dhe një gjysme), për gati 30 vjet kanë qenë në gjendje për ta kthyer në plaçkitje vendin tonë të vogël. Them se është plaçkitur prej dy partive dhe një gjysme, për shkak se të dy janë partitë kryesore me një të tretë, më e vogël në numra, por vendimtare, e cila është balancimi i peshoreve.

Propaganda e qeverisë mbi shpërthimin ekonomik mund të jetë e dobishme, nëse ajo mban ndonjë korrespondencë me realitetin. Përvoja ime personale dhe profesionale më bën fatkeqësisht dëshmitar të dhjetëra telefonatave që marr çdo ditë nga vendi i Shqiponjave, nga njerëz që lanë Italinë, për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre amtar dhe pas 6-10 vjetësh zhgënjim, ata thonë se duan të kthehen sërish në vendin që i mirëpriti.

E pra, kjo është e trishtueshme për të parë se të rinjtë të cilët 10 vjet më parë lënë ngazëllyer Italinë që të vendosen në Shqipëri tani pyesin, të zhgënjyer dhe në depresion, se mund të rimarrin atë lejen e bekuar, për të mos iu skaduar. Është një tragjedi që po kalojnë shumë familje shqiptare, të detyruara të largohen nga vendi i tyre për të gjetur mundësi të reja në vende të tjera evropiane. Pyes veten se cili është termometri më i mirë për të matur ethet e këtij vendi, që nuk rritet, nëse nuk përpiqet të kuptojë arsyen për zgjedhjen e tyre të dhimbshme. Ne e dimë se braktisja e tokës amë nuk është aspak e lehtë, sidomos kur të rinjtë braktisin prindërit e moshuar, edhe pse nuk janë të interesuar më tepër për ndjekjen e pasurisë, sesa për të parë familjen e tyre të bashkuar. Përgjigja unanime që bashkon këto njerëz të dëshpëruar është: nuk ka asnjë shpresë për të ardhmen, nuk kanë besim te klasa  politike shqiptare, e korruptuar deri në palcë, e cila nuk ka qenë në gjendje për të ndërtuar një vend me mirëqenie, madje as një shtet të kujdesit shëndetësor dhe me pensione të pranueshme, ose që njerëzit të prekin të njëjtën demokraci të nivelit dhe cilësisë evropiane.

Niveli i korrupsionit i arritur nga sistemi është i pakrahasueshëm edhe me atë që shohim në Greqinë fqinje ose në zona të caktuara të Italisë jugore të ndikuara nga mafia. Nëse situata greke mund të jetë e krahasueshme me atë të Italisë së Jugut, shqiptarët mund të gjejnë veten vetëm në vende të ndryshme të Amerikës Latine, ku ka hapësirë e​​dhe jeta, pavarësisht mungesës së fuqisë politike dhe morale. Për shkallën dhe seriozitetin e rasteve të korrupsionit që përfshijnë parlamentarët, ministrat dhe kryetarët e bashkive të lidhura me banda të trafikimit, duke e bërë trafikun e drogës një nga aktivitetet kryesore të vendit, është krijuar një situatë që nuk mund të krahasohet me ndonjë vend tjetër në kontinentin evropian.

Sa për rolin e Bashkimit Evropian, unë kam mendimin fatalist se Evropa, në veçanti, dhe në të gjithë kontekstin ndërkombëtar, në përgjithësi, më shumë ka interes stabilitetin gjeopolitik të rajonit se demokracinë dhe zhvillimin ekonomik dhe civil në Shqipëri apo dhe për vende të tjera të Ballkanit. Klasa politike shqiptare e ka kuptuar këtë dhe pati mundësi për të vazhduar e patrazuar dhe indiferente ndaj detyrave qytetare dhe etike, duke e plaçkitur ekonomikisht dhe mbi të gjitha moralisht popullin. Në Shqipëri ka njerëz që ende ndjejnë plagët e diktaturës komuniste.

Sa i përket protestës së fundit në Tiranë, nuk shtrohet problemi nëse qeveria aktuale duhet të shkojë në shtëpi për të krijuar një sezon reformash reale. Kjo nuk është asgjë më shumë se një luftë midis grupeve politike për pushtet, që duan të mbizotërojnë mbi njëri-tjetrin. Që njerëzit t’i nënshtrohen atij ndryshimi, që ka nisur për tridhjetë vjet; debati mbetet shterpë, nëse bëhet fjalë për të djathtë dhe të majtë në Shqipëri: nëse dallimi ideologjik është bërë gjithmonë e më fluid në vende si Italia, në Shqipëri kemi të bëjmë me një vend ku rregulli i vetëm i lojës është se si për të fituar para me çdo kusht. Kjo shpjegon mungesën totale të vullnetit (ose ndoshta pamundësisë) të përmbushjes së detyrave të vendosura nga Bashkimi Evropian për të marrë seriozisht prioritetet kyçe të anëtarësimit.

Me pak fjalë, duhet një protestë e tillë, paqësore dhe pa viktima, që ka për qëllim për të larguar oligarkët demokratik të fuqishëm që mbretërojë në politikën shqiptare për 75 vjet. Ata kanë qenë në vazhdimësi të plotë me regjimin totalitar, që ka shkaktuar plagë të thella në vend. Shpresa do të ishte ajo e një rinovimi të plotë radikal, me arritjen e një elite të re, që kurrë nuk ka qeverisur më parë, e arsimuar me një frymë liberale-reformiste tipike si ato të vendeve më të zhvilluara perëndimore. Një ëndërr që, në të cilën komuniteti Italo-Shqiptar, e ka integruar mirë në mesin e atyre që kanë zbarkuar në Itali në 25 vitet e fundit. Në të vërtetë, edhe ata duhet të japin kontributin e tyre themelor. Por për fat të keq, deri më sot nuk ka ndonjë shenjë të mirë në horizont.