Trafikuan 2,5 tonë kanabis, Gjykata shpall vendimin për 7 të arrestuarit e kamionit që kaloi nga Durrësi

Trafikuan 2,5 tonë kanabis, Gjykata shpall vendimin për 7 të arrestuarit e kamionit që kaloi nga Durrësi
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur sot vendimin për shtatë të arrestuarit e kamionit me kanabis që u kap më 9 janar 2017 në Ancona të Italisë.

Trupi gjykues ka vendosur dënimin me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen.

Ky i fundit do të vuajë vetëm 2 vite, pasi ka bashkëpunuar me drejtësinë.

Me nga dy vjet burgim janë dënuar edhe Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe Mikahil Hila, të tre ish-punonjës të Doganës.

Nga hetimi gjyqësor, ka rezultuar se Altin Katundi është i pafajshëm në këtë çështje.

Gjashtë të akuzuarit u dënuan për sasinë prej 2 tonë e 530 kg drogë që u kap në portin italian, e ngarkuar në një kamion me paleta druri, pasi kishte kaluar kontrollet në pikën e kalimit kufitar në portin e Durrësit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google