Tmerr në Durrës, gjendet një trup i dekompozuar, i gjymtuar dhe pa kokë

Tmerr në Durrës, gjendet një trup i dekompozuar, i gjymtuar dhe pa kokë
Një kufomë e dekompozuar është gjetur paraditen e sotme në zonën e Currilave në Durrës.

Kufoma u gjet në një gjendje të tmerrshme, e gjymtuar dhe pa kokë.

Viktima mendohet të jetë endacak, ndonëse paraprakisht nuk ka të dhëna për identitetin e tij.

Dyshimet janë për një akt të rëndë kriminal, edhe pse nuk ka shenja të një goditjeje me armë.

Një grup hetimor ka shkuar në vendin ku u gjet kufoma, për të mbledhur provat që mund të kenë mbetur edhe pas shumë kohësh.

Trupi pa jetë do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore në Policinë Kriminale. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google