THIRRJA PËR DIALOG/ Basha evitoi Samitin, Rama i drejtohet si studentëve: Kur do flasim?

THIRRJA PËR DIALOG/ Basha evitoi Samitin, Rama i drejtohet si studentëve: Kur do flasim?
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog me opozitën.

Teksa ka folur në Samitin e Dytë të Diasporës, Rama i është drejtuar opozitarëve me të njëjtën gjuhë sikurse iu drejtua studentëve-protestues në dhjetorin e kaluar.

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kreun e PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Samitin e Dytë të Diasporës.

“Unë ju them vetëm një gjë atyre që ishin të ftuar dhe nuk erdhën sot. Ju them vetëm një gjë: Kur do flasim?” tha Rama.

Në Samit ishte ftuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por ai evitoi pjesëmarrjen dhe përballjen eventuale me kryetarin e Qeverisë.

Basha e kishte cilësuar Samitin si “fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google