Terroristi 28-vjeçar filmon masakrën mbi besimtarët në xhami me muzikë serbe, pamje të rënda që po tronditin botën

Terroristi 28-vjeçar filmon masakrën mbi besimtarët në xhami me muzikë serbe, pamje të rënda që po tronditin botën
Drejtuesi i masakrës mbi besimtarët myslimanë në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, dyshohet të jetë 28-vjeçari që deklaroi në rrjetet sociale se quhet Brenton Tarrant, me shtetësi australiane dhe me prejardhje të përzier angleze, skoceze dhe irlandeze.

Ai është personi që ka qëlluar në xhaminë Al Noor, ku u vranë 40 nga 49 viktimat e masakrës.

Ai është arrestuar së bashku me dy meshkuj dhe një femër.

Sulmi ka qenë i planifikuar dhe i paraprirë nga një manifest i racizmit prej 73 faqesh.

Por bota është tronditur kur në rrjetet sociale janë shfaqur live pamjet e masakrës, që vetë Tarrant i kishte filmuar.

Ai tregohet i veshur me uniformë ushtarake, teksa hipën në makinën e tij ku kumbon muzika folklorike serbe dhe këngë ushtarake.

“Le të fillojë festa”, thotë ai teksa merr armët gjysmëautomatike dhe fillon “gjuetinë” ndaj besimtarëve që po faleshin në xhami.

Pamjet e tmerrit janë censuruar nga mediat, pasi janë tepër të tmerrshme, duke shfaqur njerëzit që bien njëri pas tjetrit nga plumbat.

Në pamjet e rënda ai shfaqet duke qëlluar madje edhe mbi kufomat.

Në pamje janë mbi 11 minuta regjistrim filmik, por më poshtë mund të ndiqni disa sekuenca të retushuara. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Video: Daily Mail