Takimi me eurodeputetët, Kryemadhi: Kur po diskutohej dosja 339, Fleckenstein u çua nga tavolina

Takimi me eurodeputetët, Kryemadhi: Kur po diskutohej dosja 339, Fleckenstein u çua nga tavolina
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se gjatë takimit me eurodeputetët kur ajo përmendi dosjen 339 për bandat e drogës, Fleckenstein u çua nga tavolina.

Pas takimit zyrtari i lartë i BE deklaroi se ishte i zhgënjyer nga Kryemadhi.

“Fleckenstein kur ishim në takim, kur u diskutua dosja 339 u çua nga tavolina dhe iku. Pse? Nuk e di, unë di të them që edhe kur përmenda bandat e drogës, të trafikut të drogës të Hamburgu ajo siç duket e irritoi më shumë seç duhet. Nuk duhet të harrojmë që zoti Fleckenstein është eurodeputet nga Hamburgu dhe ndoshta mund ti ketë bërë ndonjë premtim zoti Rama që gjithë kontingjenti shqiptar i zotit Rama që punon dhe jeton në Hamburg t’i shërbejë zotit Knut për vota”, u shpreh Kryemadhi.

/f.ç/Gazeta Albanian Free Press/