Supë karote me qofte

Supë karote me qofte
Përbërësit:

500 gr karotë

lëng perimesh

1 qepë, trumëz

vaj ulliri, dafinë

200 gr peskatriçe

bukë, qumësht

miell, qepë

kripë, piper.

Përgatitja:

Prisni në rrathë qepën dhe vëreni të skuqet në një enë me pak vaj, një degë trumzë dhe dafinë. Më pas shtoni karotat e pastruara dhe të prera në rrethore, hidhni lëngun e perimeve, gatuajini në flakë mesatare për 25-30 minuta, në fund kalojini në frulator duke marrë një krem. Për qoftet: Prisni në copa tulin e peskatrices dhe kalojeni në mikser me fetën e bukës pa kore dhe të zbutur në qumësht, pak kripë dhe pak piper e pak qepë të njomë të prerë. Ndajini në racione të vogla dhe jepuni formë sferike, bëjini me miell dhe skuqini në një tigan me pak vaj ulliri të nxehtë. Ndajeni kremin në pjata të veçanta dhe shërbejini me qoftet.