Stuhitë "mbërthejnë" Afrikën, 126 persona të vdekur dhe rreth 800 të prekur

Stuhitë "mbërthejnë" Afrikën, 126 persona të vdekur dhe rreth 800 të prekur
Një stuhi mjaft e fuqishme ka goditur Afrikën duke lënë të vdekur afro 126 persona.

Shirat dhe stuhi të ashpra kanë prekur Mozambikun, Malavin dhe Republikën e Afrikës së Jugut.

Nga të dhënat e përpiluara nga AA, mësohet se për shkak të shirave dhe stuhive tropikale kanë humbur jetën 66 persona në Mozambik, 56 në Malavi dhe 4 në Republikën e Afrikës së Jugut

Moti i furishëm ka prekur më shumë se 800 njerëz dhe rreth 100 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Stuhia tropikale ka shkaktuar shumë dëme në infrastrukturë, kryesisht në atë të ujit dhe energjisë elektrike.

Shumë organizata ndërkombëtare kanë nisur fushatë për ndihmë në rajonet e prekura nga kushtet e këqija të motit dhe po ashtu vazhdojnë punimet e kërkim – shpëtimit për personat që kanë mbetur të bllokuar.

/f.ç/Albanian Free Press Online/