Strudel i shpejtë

Strudel i shpejtë
Përbërësit:

1 petë sfoliat

3 kokrra mollë

1 kokërr vezë

3 lugë sheqer

1 lugë kanellë

1 lëkurë limoni

3 lugë me miell

Përgatitja:

Qërojini mollët dhe pritini në kubikë. Në një tas hidhni mollën, sheqerin, kanellën, 2 lugë miell dhe lëkurën e një limoni dhe përziejini të gjithë mirë. Hapni petën e sfoliatit dhe spërkateni me pak miell që të thithë lëngjet e mollës. Shtoni mollët në mes të petës dhe priteni sfoliatën anas, duke krijuar mundësinë për t’i lidhur nga të dyja anët. Lyejeni petën me një vezë të rrahur dhe spërkateni me pak sheqer kaf sipër

Piqeni për 15 minuta në 200 gradë.