Skema e fajdeve në Shkodër, ish-prefekti denoncoi kur djemtë ishin zhytur në borxhe

Skema e fajdeve në Shkodër, ish-prefekti denoncoi kur djemtë ishin zhytur në borxhe
Ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, ishte personi që denoncoi skemën e fajdeve në Shkodër.

Prokuroria kishte nisur një procedim penal në fund të janarit, pasi ish-prefekti i Shkodrës Paulin Radovani, denoncoi fenomenin në polici.

Në dhjetor 2018, Radovani ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka njoftuar për fenomenin në Shkodër, duke i kërkuar mbrojtje me qëllim që të denonconte skemën e fajdeve.

Denoncimi, sipas Ora news, erdhi pasi dy djemtë e tij me borxhe të mëdha morën garancinë për t’u larguar nga Shqipëria.

Skema e fajdeve ka rezultuar fatale për dhjetëra familje, të cilat huadhënësit u kanë marrë pronat, në momentin kur nuk kanë shlyer detyrimin.

Pas dy muaj përgjimesh, policia ka vënë në pranga 12 persona dhe janë sekuestruar shuma parash dhe automjetesh.

Operacioni i koduar "Maranaj" u ndërmor në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur forcat Speciale zbarkuan në Shkodër në një aksion blitz dhe arerstuan 11 persona pas kontrollit të 22 banesave.

Mes personave të arrestuar është edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Ndërsa janë përfshirë edhe noterja pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, Valbona Hajdari dhe efektivi i policisë Ergys Lohja, të cilët janë pezulluar nga detyra. Ndërsa për shtetasin me iniciale  A.S është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje". /l.k./

Foto Google