Si po vjedh Rama pronat “me ligj”, PD paralajmëron publikimin e dokumenteve dhe provave

Si po vjedh Rama pronat “me ligj”, PD paralajmëron publikimin e dokumenteve dhe provave
Partia Demokratike ka përgatitur një dokumentacion të plotë dhe me prova që tregojnë se si Kryeministri Edi Rama po vjedh pronat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë.

Deklarata është bërë në selinë blu nga ish-deputetja e kësaj force politike, Jorida Tabaku.

“Rama në 6 vite nuk e zgjidhi çështjen e pronave. Që nga momenti i ardhjes në qeveri, kjo qeveri është përpjekur të mos i kompensojë pronarët. Miratoi dhe ligjin për investime strategjike për t’ua marrë tokën pronarëve dhe dhënë atë, oligarkëve klientë të qeverisë”, tha Tabaku.

Ajo ka treguar paraprakisht skemën se si, sipas opozitës, po vidhen pasuritë e paluajtshme.

“Ne kemi përgatitur një dokument se si pronat po vidhen dhe rruga që ndjek Rama është e njëjtë. Rama i shpronëson me çmime qesharake për t’ua dhënë klientëve”.

Tabaku ka paralajmëruar se detajet e këtyre aferave do të bëhen publike me detaje në ditët e ardhshme. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google