Shqiptari kapet me drogë në banesë, arrestohet

Shqiptari kapet me drogë në banesë, arrestohet
Një 38 -vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierë e Villa Verucchio, pasi në banesën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme droge.

Ai jetonte prej vitesh në provincën e Riminit dhe kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Shqiptari ishte pikasur duke shkuar në vendet që frekuentoheshin nga përdoruesit e lëndëve narkotike. Pas kësaj, prokuroria lëshoi një urdhër për kontrollin e banesës ku jetonte.

Mëngjesin e së martës, policia trokiti në derën e 38 vjeçarit, i cili i përshëndeti dhe me vetëbesim është vënë në dispozicion të tyre. Pas një kërkimi të zgjeruar policia gjeti 1 kg marihuanë në një kasolle dhe po aq u gjet edhe në pjesën e papafingos. /l.k./

Marrë nga http://giornaledirimini.com