Shqipëria shet më shumë në Lindje, më pak në Perëndim

Shqipëria shet më shumë në Lindje, më pak në Perëndim
Harta e shpërndarjes së mallrave shqiptare jashtë vendit tonë, duket se ka ndryshuar disi në fillim të këtij viti. Dhe kjo pasi eksportet janë pakësuar nga disa vende dhe janë shtuar në disa të tjera. Sikundër, e njëjta dukuri rezulton se ka ndodhur edhe me importet.

Kështu, sipas të dhënave të INSTAT-it, në muajin shkurt të këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim vjet janë: Kosova (61.2%), Gjermania (7.2%), dhe Greqia (2.3%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-4.1%), Spanja (-22.9%),  dhe SHBA (-16.1%).

Nga ana tjetër, po sipas INSTAT-it, në muajin shkurt 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me shkurtin e vitit të mëparshëm kanë qenë Turqia (21.1%), Kina (12.7 %) dhe Gjermania (8.2 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-5.6%), Greqia (-1.8 %) dhe Rusia (-10.1%). “Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian zënë 67.3%, të gjithë tregtisë. Ku në shkurt 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80.1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61.5% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia 34.2%, Greqia dhe Gjermania 6.7% dhe Turqia 6.1%”, pohojnë më tej ekspertët e INSTAT-it.