Shkarkohet drejtori i Albpetrol, e zëvendëson Dritan Spahiu

Shkarkohet drejtori i Albpetrol, e zëvendëson Dritan Spahiu
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shkarkon drejtorin e Albpetrol Kastriot Bejtja.

Shkarkimi i tij bëhet me motivacionin për ndryshim fryme në administrimin e kësaj kompanie.

Ndërkohë është bërë menjëherë publik edhe emri i ri i drejtorit që do të zëvendësojë Kastriot Bejtjen i cili është Dritan Spahiu.

Vendimi është marrë nga Këshilli mbikëqyrës dje, por u publikua sot pasdite. /l.k./

Foto Google