Shisnin kokainë nëpër stacione, kapen 5 të rinjtë shqiptar në Itali, ja sa fitonin në ditë

Shisnin kokainë nëpër stacione, kapen 5 të rinjtë shqiptar në Itali, ja sa fitonin në ditë
Një grup kriminal prej 5 shqiptarësh është arrestuar ditën e sotme në Itali nën akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Referuar mediave italiane të arrestuarit e moshave 18-28 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë në doza të vogla në stacionet e autobusëve duke siguruar një xhiro prej 4 mijë eurosh brenda një dite.

Pas arrestimit dhe gjatë kontrolleve në shtëpinë e tyre, autoritetet gjetën mjete të tjera që i përdorte grupi si telefona, thika dhe një sasi të konsiderueshme parash, vlera e të cilave nuk është bërë publike./f.ç/Albanian Free Press Online/