Shesim më pak, por po blejmë më shumë mallra nga vendet e tjera

Shesim më pak, por po blejmë më shumë mallra nga vendet e tjera
Po shesim më pak mallra në vendet e tjera, por ama edhe po blejmë më shumë prej tyre. Kjo është ana tjetër e “medaljes” së tregtisë së jashtme të Shqipërisë për këtë fillim viti.

Siç konfirmojnë shifrat e Institutit të Statistikave, rezulton se importet nga ana e tyre kanë shënuar një rritje të konsideru-eshme në muajin shkurt, deri në nivelin prej 8%.

Ku në këtë dukuri, duket se ndikim ka dhënë grupi “minerale, lëndë djegëse, energji”. Dhe kjo, pasi në kushtet e një thatësire të zgjatur, vendi ynë ka qenë i detyruar të blejë energji elektrike nga jashtë. Duke krijuar në këtë mënyrë idenë se edhe në importe duket se energjia ka qenë përcaktuese, po të kemi parasysh se për shumicën e grup-mallrave të tjerë importet ngelen në rënie të lehtë krahasuar me fillimin e vitit të kaluar.