Sherri që nisi për gërvishjen e makinës, vetëdorëzohet autori i vrasjes në Korçë

Sherri që nisi për gërvishjen e makinës, vetëdorëzohet autori i vrasjes në Korçë
Olger Mustafaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e një 35-vjeçari në Korçë është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja ndodhi më 17 janar ku i vrarë me armë zjarri mbeti Altin Balliu, gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Sherri që përfundoi me plumba nisi pasi 30-vjeçari Balliu i ka gërvishtur makinën e parkuar autorit të dyshuar.

Fillimisht ata janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht në një lokal në prani edhe të personave të tjerë që shoqëronin 30-vjeçarin nga Pogradeci e më pas Mustafaj ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Balliun duke e vrarë në vend.

/f.ç/Albanian Free Press Online/