Sfidë e hapur ndaj Opozitës, Rama shfaqet krah Dakos në Durrës për zgjedhjet lokale

Sfidë e hapur ndaj Opozitës, Rama shfaqet krah Dakos në Durrës për zgjedhjet lokale
Në një kohë kur maxhoranca qeverise po përballet me akuza të forta, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste të këtij qarku, krah kryebashkiakut, Vangjush Dako, duke sfiduar hapur opozitën.

Kanë qenë pikërisht akuzat pas përgjimeve që sipas opozitës Dako influenconte me bandat e Durrësit e Shijakut, si prova të manipulimit të zgjedhjeve, çka për të, për këtë arsye edhe Parlementi është ilegjitim. Opozita pas djegies së mandateve është ngritur në një valë protestash, ndërkohë që Rama sot u shfaq krah Dakos, deputetëve dhe drejtuesve të tjera socislistë të Durrësit, mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale.   

“Bashkë me Kryeministrin dhe njëkohësisht Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama, të deleguarin e Kryesisë së Partisë Socialiste, Vangjush Dako, kryetarin e Partisë Socialiste Durrës, Luan Zaza, Sekretarin Organizativ, Arben Pëllumbi, Sekretaren e Koordinimit Elektoral, Blerina Gjylameti, Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deputetët e Partisë Socialiste për Durrësin,  Milva Ekonomi, Rolant Xhelilaj, Ilir Ndrazhi dhe strukturat e Partisë Socialiste në Durrës zhvilluam mbledhjen me asamblenë e zgjeruar” ishte mesazhi i Partisë Socialiste të Durrësit, që u shpërnda edhe nga deputetja socialiste e zonës, Klodiana Spahiu.