Secila stilin e saj të borës

Secila stilin e saj të borës
Edhe në pushimet dimërorë, në dëborë, personazhet e dashura për publikun, kanë stilin e tyre në të veshur.

Kjo lidhet shumë, ndoshta, edhe me personalitetin  tyre.

Bora Zemani ka gjetur kohën për një pauzë në një vend malor dhe ka zgjedhur thjeshtësinë me një bluzë të bardhë e tuta gri.

Por shumë ndryshe ka zgjedhur të vishet Kejvina Kthjella që nuk e lë dot pas dore as në pushime të qenit seksi.

Shikoni tatat e saja të skive, ngjitur pas trupit e me bel, thua po shkon në një sfilatë.

Sportive e lozonjare, moderatorja Fatma.

Ajo shijon dëborën në Dajt me një komplet të zi sportiv që i rri vërtetë bukur.