Rrahu barbarisht mjekun në Lezhë, vetëdorëzohet 24-vjeçari: Nuk po më shërbente, ishte i dehur

Rrahu barbarisht mjekun në Lezhë, vetëdorëzohet 24-vjeçari: Nuk po më shërbente, ishte i dehur
Është vetëdorëzuar në polici 24 vjeçari që dhunoi mjekun në spitalin e Lezhës.

I riu Eduard Lleshi akuzohet se dhunoi fizikisht mjekun dermatolog Zef Doda.

Sipas raportimeve, Lleshi ka thënë në polici se e qëlloi mjekun pasi nuk i shërbeu dhe se ishte i dehur.

"Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po më shërbente, ishte në gjendje të dehur", tha Lleshi.

Mjeku ka marrë fraktura në kokë dhe në trup. Pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja u dënua sot edhe nga Ministria e Shëndetësisë që ndër të tjera kërkonte ndëshkimin maksimal të autorit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/