Rizoto me domate

Rizoto me domate
Përbërësit:

400 gr oriz, 1 qepë

300 gr salcë domatesh

200 g domate të vogla

1 litër lëng perimesh

3 lugë me vaj ulliri

50 gr djathë parmigiano

50 gr gjalpë i ftohtë

borzilok i freskët

kripë edhe piper.

Përgatitja:

Në një tenxhere, skuqim qepën me vajin e ullirit dhe kur kjo të jetë bërë transparente, shtojmë orizin, të cilin e skuqim për 2 minuta duke e përzier vazhdimisht me lugë druri. Shtojmë një garuzhdë me lëng të valuar dhe kur ky të shterojë, shtojmë salcën e domates. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë duke shtuar lëng të valuar sipas nevojës. Kur të duhen edhe 2 minuta nga zierja e orizit, hedhim domatet e prera në mes, borzilokun e copëtuar me dorë dhe e rregullojmë për kripë. Pasi orizi të ketë zier, e heqim nga zjarri, shtojmë gjalpin e ftohtë nga frigoriferi të prerë në kubikë të vegjël, djathin dhe i përziejmë.