Rikthehet dhuna ndaj mjekëve, dy raste të tjera në Tiranë dhe Lezhë

Rikthehet dhuna ndaj mjekëve, dy raste të tjera në Tiranë dhe Lezhë
Dy raste të tjera dhune ndaj mjekëve janë shënuar në Tiranë dhe Lezhë.

Bëhet fjalë për dhunën e ushtruar ndaj dermatologut Zef Deda, që u godit në krye të detyrës në spitalin e Lezhës.

Mjeku ka pësuar dëmtime dhe fraktura në trup nga goditjet me sende të forta.

Aktualisht, ai është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Ndërsa një tjetër mjeke është goditur në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT.

Mjekja specializante V. Zyka është dhunuar mbrëmjen duke u gdhirë dita e sotme.

Goditjet ndaj mjekëve kanë qenë të shpeshta javët e fundit, duke detyruar të reagojnë si shoqatat e mjekëve dhe infermierëve, ashtu edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Masa që ka marrë ministria përmblidhet në disiplinimin e orarit të vizitave nga familjarët e pacientëve, ndërsa nevoja për rritjen e sigurisë duket emergjente. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google