Rëndohet orë pas ore bilanci i viktimave nga sulmi terrorist në Zelandën e Re, shkon në 49 të vdekur

Rëndohet orë pas ore bilanci i viktimave nga sulmi terrorist në Zelandën e Re, shkon në 49 të vdekur
Bilanci i të vdekurve në sulmin terrorist në Zelandën e Re po rëndohet orë pas ore.

Sisa nga të plagosurit që ndodheshin në gjendje kritike, nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve dhe kanë ndërruar jetë në spitalet e zonës.

Llogaritet që tashmë viktimat kanë arritur në 49, nga 40 që u raportuan në momentin e parë.

Të tjerë të plagosur janë në luftë për jetën dhe nuk përjashtohet mundësia që bilanci të rëndohet edhe më tej në orët e ardhshme.

Tre burra dhe një grua janë në paraburgim, tha oficeri i lartë i policisë, Mike Bush, por paralajmëroi se shumë të dyshuar mund të jenë të lirë.

Dëshmitarët treguan se tre burrat dhe gruaja kanë hapur zjarr njëkohësisht në dy xhamitë e qytetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale.

Raporti i parë i një sulmi erdhi nga xhamia e Al Noor, e vendosur në qendër të Christchurch përgjatë Deans Avenue, përballë Hagley Park.

Agresori vuri në shënjestër dhomën e lutjeve të meshkujve në xhami, pastaj u zhvendos në dhomën e grave.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një akt ekstrem kundër emigrantëve dhe në mënyrë specifike të myslimanëve. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google