Remitancat e emigrantëve s’po ndalen, rritet fluksi i parave nga jashtë

Remitancat e emigrantëve s’po ndalen, rritet fluksi i parave nga jashtë
Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit, po vazhdojnë të dërgojnë më shumë pará pranë familjeve të tyre në vendin e origjinës. Një trend ky, i cili shfaqet edhe në të dhënat më të fundit të këtij viti, të cilat krahasuar me ato të viteve të shkuara rezultojnë më të larta. Konkretisht, sipas Bankës së Shqipërisë, në nëntë muaj të këtij viti, prej tyre janë dërguar plot 501 milionë euro, krahasuar me vetëm 464 të tilla në të njëjtën periudhë të një viti më parë, apo 450 në vitin pararendës dhe 444 milionë euro në vitin 2015. Duke folur kështu qartë mes shifrash për një ecuri pozitive të të ardhurave që ky vend siguron nga emigracioni. Dhe që nuk janë pak, por shkojnë deri në nivelin prej 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. E thënë ndryshe, gati 1/10-ta e gjithë parave që siguron ekonomia shqiptare, vijnë pikërisht nga “diaspora” e saj jashtë shtetit. Pará këto, të cilat në fakt këtë vit kanë qenë më të shumta se herët e tjera e duke dëshmuar kështu një disponibilitet më të lartë të emigrantëve për të kontribuar mbi mbështetjen e problemeve ekonomike të familjeve të tyre në Shqipëri. Gjë që e tregon edhe një raport i fundit i bankës qendrore, e cila pohonte se një pjesë e tyre zgjidhen pikërisht përmes parave që u dërgojnë të afërmit e tyre nga jashtë. Por pse jo, edhe me një dëshirë më të lartë të tyre për të investuar në vendin e tyre të origjinës, tani që pjesa më e madhe e tyre ka siguruar një lloj stabiliteti punësimi dhe mirëqenie në vendet e tjera, falë viteve të shumta të qëndrimit atje. Duke ia lejuar kështu vetes mundësinë për blerje të ndonjë pasurie të paluajtshme, por edhe për të realizuar ndonjë formë tjetër investimi në vendin e origjinës. Konkretisht, sipas Bankës së Shqipërisë, në nëntë muaj të këtij viti, prej tyre janë dërguar plot

 

Dukuria, në tremujorët e dytë të vitit zakonisht sillen më shumë pará

Tremujorët e dytë, të çdo viti, duket se janë më të begatët sa u përket parave që dërgojnë emigrantët nga jashtë vendit. Gjë e cila duket se shpjegohet me faktin e përgatitjen e tyre për sezonin e pushimeve, apo edhe me mbulimin e shumë shpenzimeve në mes të vitit nga familjet e tyre në Shqipëri. Kështu, gjithmonë referuar të dhënave të bankës qendrore, rezulton se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti emigrantët kanë dërguar 182 milionë euro, krahasuar me 149 të tilla gjatë tremujorit të parë, apo edhe me 170 në tremujorin e tretë të vitit. Ndoshta ka qenë edhe ky nivel më i lartë i dërgesave, që ndikoi edhe në rënien e dukshme të euros në kursin e këmbimit valutor, kryesisht gjatë muajve të pranverës së këtij viti, për të vijuar edhe me pjesën e mëpasme të tij.

 

Në rritje edhe investimet e huaja direkte që po vijnë në vend

Investimet e huaja direkte që hyjnë në ekonominë shqiptare kanë pësuar një rritje të re të tyre përgjatë këtij viti. Një dukuri të tillë e faktojnë të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave rezulton se në tremujorin e tretë të vendit, ato arritën në nivelin e 760 milionë eurove. Duke u shtuar me 82 milionë milionë euro, e duke shënuar kësisoj një rritje në nivelin prej 12%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkaq, po sipas të dhënave të BSH-së, rezulton se investimet në energji mbajnë peshën kryesore të fluksit të investimeve që hyjnë në vend, me rreth 60% të totalit të tyre. Kujtojmë sakaq, se vitet e fundit ato kanë pësuar një rritje të dukshme të tyre, falë projekteve të tilla si ai për hidrocentralin në lumin Devoll nga Statkraft, por edhe gazsjellësi Trans-Adriatik, TAP.