Reeker: Palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar paqësisht

Reeker: Palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar paqësisht
Philip Reeker, Këshilltar i Komandantit të Forcave ushtarake amerikane në Evropë, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, gjatë një takimi në Shkup u ndal edhe tek zhvillimet në Shqipëri, duke thënë se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por se duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit, të reformohet gjyqësori.

“Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Reeker, cituar nga VOA.

Reeker tha se të gjitha partitë politike duhet të tregojnë se ndajnë synimet e njëjta.

“Opozita doli në rrugë dhe i dogji mandatet; duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike. U kërkojmë të gjithë drejtuesve politikë që të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”, përfundoi Reeker.

Foto Google