Rama "reklamë" qeverisë në televizionin italian TG5: Kemi nivelin më të ulët të papunësisë në 27 vjet, po rritemi

Rama "reklamë" qeverisë në televizionin italian TG5: Kemi nivelin më të ulët të papunësisë në 27 vjet, po rritemi
Kryeministri Edi Rama ka vijuar intervistat, ku pas emisionit “Porta e Porta”, ka vijuar në televizionin e njohur TG5.

Teksa përpiqet të përmirësonte imazhin e Shqipërisë në Itali, Rama u shpreh se “kohët kanë ndryshuar radikalisht, ne jemi në një periudhë rritjeje të rëndësishme. Kemi nivelin më të ulët të papunësisë në 27 vjet, po rritemi kryesisht në sektorin e Turizmit, 1.5 milionë turistë italianë kishim vitin që shkoi, duam ta kalojmë këtë shifër. Ndaj jam sot në Itali për t’ju thënë italianëve se ato imazhet negative janë pjesë e një proteste që zhvillohen brenda një km. Jashtë këtyre protestave jeta vazhdon”, shprehet Rama.

Gjthasthu gjatë intervistës kryeministri Edi Rama ka mohuar mundësinë e një qeverie tranzitore, siç kërkon opozita.

 

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Për sa i përket protestave, ju thoni që nuk është një protest e popullit, por një proteste e pallatit të politikës. Përse?

Është një revoltë e estabilshmentit të vjetër që u largua pesë vite e gjysmë më parë me një milionë vota, një gjë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe që ka lënë pas një vend me probleme të mëdha, të cilat ne po luftojmë. Ka shumë sfida, Shqipëria nuk është pa probleme, por jemi në rrugën e duhur.

Gazetari: Opozita kërkonë një qeveri tranzitore dhe më pas zgjedhje të parakohshme, ndërkohë ju nuk dorëzoheni. A do të jetë e mundur të gjendet një kompromis, një rrugë e mesme?

Kryeministri Edi Rama: Kemi një mandat, kemi disa detyrime kundrejt njerëzve dhe nuk mund të themi, tani anullojmë lojën, fillojmë nga fillimi dhe t’i lejojmë kundërshtarëve tanë të bëjnë skuadrën që ata duan për të fituar ndeshjen.

/f.ç/Gazeta Albanian Free Press/