Rama përgjigjet me batutën për Ditën e Verës: Lala e feston në 14, Luli në 16, Lali në 17

Rama përgjigjet me batutën për Ditën e Verës: Lala e feston në 14, Luli në 16, Lali në 17
Kryeministri Rama e ka zhvendosur axhendën gjatë ditës së sotme në Elbasan dhe jo vetëm për të festuar Ditën e Verës.

Ndërsa mbrëmë ai ka patur takime politike me krerë të PS-së dhe ministra, mëngjesin e sotëm është takuar me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Pikërisht me Sejdinin, i njohur edhe me nofkën “Lala”, Rama ka bërë batutën e radhës që ka përfshirë disa politikanë.

“Gëzuar ditën e Verës! Këtë vit është e veçantë se Lala e feston në 14, Luli e feston në 16, ndërsa Lali e feston në datën 17”, tha Rama para gazetarëve duke iu referuar protestës së opozitës dhe shtyrjes së festimeve në kryeqytet.

Një lloj përgjigjeje në distancë edhe ndaj rivalit të tij politik, Lulzim Bashës, që sot ka ripërsëritur kërkesën për largimin e tij nga posti i Kryeministrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Rama ka bërë edhe një vizitë në Panairin e Ditës së Verës, dhe në ekspozitën me foto të arkivave të ambasadës austriake në hyrje të Kalasë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google