Rama përfundon vizitën në Itali: Gazetë më gazetë për të pastruar baltën e opozitës sonë

Rama përfundon vizitën në Itali: Gazetë më gazetë për të pastruar baltën e opozitës sonë
Në përfundim të intervistës në TG5, kryeministri Edi Rama ka përfunduar zyrtarisht vizitën e tij në Itali.

Rama ka njoftuar rikthimin në vend përmes një statusi në Tëitter ku shprehet se brodhi tv më tv për të pastruar baltën e hedhur nga opozita Shqipërisë.

“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia #HumbësaPaDinjitet”, shkruan Rama.

/f.ç/Gazeta Albanian Free Press/