Rama: Na shau kazani i Diasporës, por po i besoj mikut tim budist Majko, janë shenja të mira

Rama: Na shau kazani i Diasporës, por po i besoj mikut tim budist Majko, janë shenja të mira
Kryeministri i vendit Edi Rama nuk i kurseu batutat gjatë mbrëmjes gala të Samitit të Diasporës ku nuk ka nguruar të gjejë edhe një kazan brenda kësaj të fundit.

Rama deklaroi se samitin e kanë sharë, por se një gjë të tillë e konsideron të mirë, miku i tij budist, Pandeli Majko.

“Kazani i Diasporës kishte shkruar për samitin tonë. Njëri thoshte samit vakie, tjetri i përçarjes, por po t’i besosh mikut tim budist, Pandeli Majkos, të gjitha këto janë shenja të mira...

Në këtë samit ne kemi mundur të tregojmë për ata që kanë qenë të interesuar të ndjekin panelet, se kemi punuar për të vendosur disa shtylla, qoftë në aspektin logjistik, qoftë që procesi të mos jetë proces ndërveprimi spontan.

Pra kemi hedhur një hap tjetër në marrëdhëniet tona”, deklaroi Kryeministri , i cili i dorëzoi edhe tenorit shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, çmimin “Shqipoja e Artë e Diasporës”. /l.k./

Foto Google