Racist dhe fyes ndaj bardhebluve, Tirana kërkon përjashtimin e gjyqtarit

Racist dhe fyes ndaj bardhebluve, Tirana kërkon përjashtimin e gjyqtarit
Pas humbjes me Kastriotin në Fushë-Krujë, me rezultatin 1-0, si të mos mjaftonte një 11-metërsh i dyshimtë, bardheblutë pretendojnë se gjyqtari ka përdorur kore raciste ndaj tyre, si të ishte tifoz i ekipit kundërshtar.

Tirana kërkon përjashtimin nga futbolli të gjyqtarit Olsi Sokoli “për një gjykim të paprecedent”, si dhe për “komunikim ofendues dhe përdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtarëve të Tiranës”.

Kujtojmë se trajneri Ardian Mema u detyrua të ndërronte lojtarin me ngjyrë Ngoo, ndërkohë që incidentet edhe më tej nuk munguan. Edhe pse do të jetë Disiplina që do të vendosë mbi ngjarjen, klubi kryeqytetas kërkon që gjyqtari i ndeshjes të pezullohet.

Deklarata e Tiranës

Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër gjykimin skandaloz në ndeshjen Kastrioti – Tirana. Përgjate 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje ne rezultatin final te ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e me tej ka demtuar skuadren me vendimet arbitrare.

KF Tirana nuk eshte nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur per te ndjekur reagimet e te gjithe aktoreve dhe faktoreve brenda e jashte fushave te lojes si dhe analizuar pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetem, pa degjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kerkuar te marre vendime te drejta, teresisht te ndryshme nga cfare ai ka vendosur.

Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranes dhe stafin teknik, jane nje tjeter argument qe bejne klubin te kerkoje nje denim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.

KF Tirana kerkon perjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli per nje gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe perdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranes.

Gjithashtu ftojme publikisht Shoqaten e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunes qe ne kete rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu.