"Qeveria e Krimit"/Kryetari i PD-së fton shqiptarët në Athinë për të protestuar para ambasadës më 10 mars

"Qeveria e Krimit"/Kryetari i PD-së fton shqiptarët në Athinë për të protestuar para ambasadës më 10 mars
Pas protestës në New York, duket se opozita kërkon të vijojë protestat  edhe jashtë trojeve, e kësaj here në Athinë.

Kryetari i degës së PD-së në Greqi, Fatmir Gjoci, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinj që të mblidhen për të protestuar ditën e dielë, në datë 10 mars në orën 11:00 përpara ambasadës shqiptare në Athinë.

“Të dashur Bashkëatdhetarë! Ditën e Diel, me datë 10 Mars, ora 11:00, protestë përpara Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Japim mesazhin tonë qeverisë së “KRIMIT” me në krye Edi Ramën, në lidhje me situatën e rënduar në Shqipëri! Ju mirëpresim!”, shkruan kreu i PD-së në Greqi, Fatmir Gjoci.

/f.ç/Albanian Free Press Online/