Protesta e mjekëve kundër dhunës merr përmasa kombëtare, me bluzat e bardha bashkohet edhe zv/ministrja

Protesta e mjekëve kundër dhunës merr përmasa kombëtare, me bluzat e bardha bashkohet edhe zv/ministrja
Protesta e mjekëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të dytë, ndërsa sot është shtrirë edhe në Shkodër, duke i dhënë përmasa kombëtare.

Bluzat e bardha protestojnë kundër dhunës në ambientet spitalore, duke marrë shkas nga rasti i dyfishtë i disa ditëve më parë, kur u dhunua një mjek në urgjencën e Kardiologjisë në QSUT dhe një tjetër në spitalin e Lezhës.

Të dy mjekët e dhunuar ishin në krye të detyrës.

Mjekët thonë se dhuna nuk siguron një shërbim më të mirë ndaj pacientëve, përkundrazi.

Ata kanë garantuar për përkushtimin e tyre, duke nënvizuar se mjekësia nuk mund të shërojë gjithë sëmundjet dhe gjithë pacientët dhe për këtë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm.

Me protestën e sotme u bashkua edhe zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila kërkoi ndryshime në Kodin Penal për masa më të forta kundër atyre që dhunojnë mjekët si dhe rritje të sigurisë në spitale.

Mjekët kanë paralajmëruar se ditët e ardhshme do të dalin me një platformë me kërkesa konkrete. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google