Protesta e 16 Marsit/ Tabaku: Nuk do të jetë as 1 ose 2 orë, do të mbarojë kur....

Protesta e 16 Marsit/ Tabaku: Nuk do të jetë as 1 ose 2 orë, do të mbarojë kur....
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë një interviste për Abc News deklaroi se Protesta e 16 Marsit e opozitës para Kryeministrisë do të jetë madhështore me forcën e numrave, pa fjalime dhe që do të zgjasë deri sa të shihet e arsyeshme.

Ajo tha se në të do të marrin pjesë edhe shqiptarë nga Diaspora, pasi një nga arsyet e largimit të shqiptarëve sipas saj është Edi Rama dhe qeveria  e tij.

“Më 16 Mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë për të treguar që opozita atje për të treguar se qeveria nuk përfaqëson situatën politike dhe ekonomike, nuk përfaqëson asgjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Do ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe se një nga arsyet pse largohen shqiptarët është Edi Rama dhe qeveria  e tij. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”, deklaroi Tabaku. /l.k./

Foto Google