Protesta dhe Kuvendi (Fotot pikante)/ Nga “maska” pranë Bashës, betimet në Kuvend...deri te qetësia e Lleshaj

Protesta dhe Kuvendi (Fotot pikante)/ Nga “maska” pranë Bashës, betimet në Kuvend...deri te qetësia e Lleshaj
Protesta e radhës e opozitës dhe seanca e Kuvendit u zhvilluan sot paralelisht, por pa shënuar incidente. Megjithatë, përmes imazheve ajo pati disa të veçanta, si shfaqja e një protestuesi të maskuar pranë Bashës, apo djegia e dy gomave që u shoqërua edhe me djegien e xhaketës nga njëri protestues.

Në protestë morën pjesë drejtuesit kryesore të partive opozitare, si dhe folën deputetët që dorëzuan mandatet, ku njëra prej tyre u pa të humbte edhe ndjenjat gjatë fjalimit.

   

Seanca plenare e paradites pati një të veçantë me katër deputetët e rinj që bënë sot betimin. Kuvendi i Shqipërisë, pas ngjarjeve të fundit, ka aktualisht 86 deputetë. Por pretendohet se ka edhe të tjerë në radhë nga listat e opozitës, që janë gati të zëvendësojnë të larguarit.

Në protestën e opozitës para Kuvendit ra sot në sy pjesëmarrja e të djalit të Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, ndonëse e motra e tij deputete, Rudina, ende nuk i është bashkuar vendimit të partisë për djegien e mandatit.

Teksa jashtë protestohej, nga fjala e mbajtur në Parlament e Kryeministrit Edi Rama, i cili përgëzoi deputetët e rinj për Mandatin e marrë.

Ish-Ministri Fatmir Xhafaj dukej në humor, ndësa Ministrit Sandër Lleshaj i qetë teksa i drejtohej Kuvendit.

Forca të shumta "blinduan” dyert e Parlamentit. Ndryshe nga seanca e kaluar, situata dukej më e qetë para Kuvendit.

Protesta e radhës sipas planit të opozitës do të mbahet më 16 mars, kur prej saj është paralajmëruar edhe rrëzimi i qeverisë.