Prokurori në vetting/ ILDKPI dhe KPK: Ka në pronësi 8 apartamente, 2 garazhe dhe 2 makina, përfituar ligjërisht

Prokurori në vetting/ ILDKPI dhe KPK: Ka në pronësi 8 apartamente, 2 garazhe dhe 2 makina, përfituar ligjërisht
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koca, ka dalë në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku sipas ILDKPKI-së ka rezultuar se ka deklarim të saktë të pasurisë dhe në përputhje me ligjin.

Po kështu, inspektorati ka theksuar në relacion se prokurori Koca ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Edhe nga KPK janë konstatuar 8 apartamente, dy garazhe, dhe dy makina rezultojnë të jenë përfituar nga një shoqëri private, për të cilat është verifikuar origjina.

Gjatë hetimit rezultoi se subjekti nuk është favorizuar nga kjo shoqëri ndërtimi. /l.k./

Foto Google