Princesha futboll me fëmijët e zakonshëm irlandezë, "mora leksione të vlefshme për djalin tim”

Princesha futboll me fëmijët e zakonshëm irlandezë, "mora leksione të vlefshme për djalin tim”
Kate Middleton e mahnitur nga fëmijët e Irlandës zbuloi pasionin që ka edhe djali i saj për futbollin

Javën e kaluar, gjatë një vizite mbretërore në Irlandën e Veriut, Kate Middleton takoi një grup fëmijësh irlandezë, me të cilët luajti futboll në stadiumin “Windsor Park”. Është kjo kultura që i ndjek kudo britanikët, përmes së cilës motivojnë fëmijët dhe të rinjtë e vendit të tyre, që të ushtrojnë aktivitete sportive. Futbolli si sporti më popullor në botë nisi të luhej pikërisht në Britani dhe sot ky sport tërheq vëmendjen e shumicës së britanikëve.

Dukesha e Cambridge u gëzua jashtë mase kur pa sesa të talentuar ishin fëmijët, sa me pasion luanin ata, duke u thënë madje, se ishte ajo që kishte mësuar shumë nga kjo eksperiencë. Kate u premtoi fëmijëve se kur të kthehej në shtëpi do të përpiqet që t’i mësonte diçka prej tyre djalit të saj të madh, Princit George, i cili është i pasionuar pas futbollit. Sipas Kate, djali i saj George, kur ajo e shoqëron në fushën e futbollit, i ishte drejtuar një herë: Mami, ti nuk di fare,” lidhur me aftësitë për futbollin. Princi William dhe Kate Middleton, pas udhëtimit të tyre në Irlandën e Veriut, nuk e fshehën gëzimin pas eksperiencës që patën me fëmijët.

/A.Muraçi/