Pirlo rikthehet tek Juventus, merr zyrtarisht pankinën "bardh e zi"

Pirlo rikthehet tek Juventus, merr zyrtarisht pankinën "bardh e zi"
Pas një karriere ku arriti të fitonte gjithçka me ngjyrat bardh e zi, Andrea Pirlo tashmë ka marrë zyrtarisht drejtimin e Juventus.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Inter ka arritur akordin me ekipin U-23 të Juves në Serinë C italiane.

Tifozët bardhezi janë ende të dashuruar me Pirlon pasi vendi i lënë bosh prej tij nuk po sfumohet nga askush, ndërsa fakti që ai e nis me ekipin B, bën të mendosh se në të ardhmen mund t’i besohet dhe roli i trajnerit të ekipit A, një karrierë e ngjashme me atë të Pep Guardiolës, që pasi shkëlqeu me Barcelonën B, u shndërrua në një nga teknikët më të mirë në histori.

/f.ç/Albanian Free Press Online/