Përvjetori i Epopesë së UÇK-së/ Basha: Sakrifica e familjes Jashari, ndër aktet më sublime të historisë së kombit shqiptar

Përvjetori i Epopesë së UÇK-së/ Basha: Sakrifica e familjes Jashari, ndër aktet më sublime të historisë së kombit shqiptar
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku deklaron se sakrifica e familjes Jashari për Kosovën e lirë është ndër aktet më të sublime të historisë së kombit shqiptar.

“Çdo 5 mars kujtojmë Epopenë e Jasharëve, të udhëhequr nga komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Sakrifica e familjes Jashari për Kosovën e lirë është ndër aktet më të sublime të historisë së kombit shqiptar. Ata i treguan me qëndresën e tyre mbinjerëzore mbarë botës vlerën që ka liria për bijtë e shqipes dhe skalitën një shembull të përjetshëm frymëzimi për brezat e rinj për ta ruajtur të paprekur lirinë, trojet dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Nderim përjetë komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderim përjetë therorëve të Prekazit, bijve dhe bijave të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar që derdhën gjakun e tyre në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!

Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!", shkruan Basha. /l.k./