Përplasja me armë në Tiranë, identifikohet i plagosuri

Përplasja me armë në Tiranë, identifikohet i plagosuri
Një përplasje me armë zjarri, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur u regjistrua sot në mbrëmje në rrugën “Gjin Kuqali” në Tiranë.

Policia sqaron se i plagosuri që ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po sipas policisë, ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 mjetesh, një “Benzi” dhe një “Wolskvaken Polo”.

“Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, deklaron zyrtarisht policia. /l.k./

Foto Google