Përplasen shqiptarët me gjeorgjianët në burgun grek, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Përplasen shqiptarët me gjeorgjianët në burgun grek, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Konkretisht në burgun e Koridallo në Athinë aty ku ka  ndodhur një  përleshje e përgjakshme dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 8 persona të tjerë.

Policia greke ende nuk ka bërë identifikimin e viktimës por dyshohet se i përket shtetësisë gjeorgjiane.

Mediat greke raportojnë se përplasja ka nisur në spitalin e burgut ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes grupeve rivale shqiptare dhe gjeorgjiane. /l.k./

Marrë nga http://www.kathimerini.gr