Përplas të moshuarin dhe tenton të largohet nga vendi i ngjarjes, ndalohet shoferi

Përplas të moshuarin dhe tenton të largohet nga vendi i ngjarjes, ndalohet shoferi
Një drejtues mjeti u ndalua nga policia pasi po largohej teksa kishte aksidentuar një 77-vjeçar, i cili përfundoi në spital me trauma serioze.

Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen nr 17 të qytetit të Korçës. I moshuari me iniciale J. P., banues në Korçë, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

I lënduari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia shoqëroi në polici shoferin B. J., 63 vjeç, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /l.k./

Foto Google