Përplas për vdekje shtetasin, arrestohet shoferi

Përplas për vdekje shtetasin, arrestohet shoferi
Policia ka bërë të ditur se gjatë natës, shtetasi B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin kamjon tip “Iveko” ka aksidentuar për vdekje shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Ndërkaq, është arrestuar shoferi i mjetit.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuer mjetin kamjon tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N.N ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor."