Perime me beshamel në furrë

Perime me beshamel në furrë
Përbërësit:

2 karota

100 gr lulelakër

100 gr brokoli

100 gr pançetë

1 gotë ujë

kripë, piper

25 gr gjalpë

100 gr miell

1/2 l qumësht.

Përgatitja:

Si fillim prisni imët karotat, brokolin, lulelakrën dhe pançetën. Lyeni një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosni brenda saj perimet së bashku me pançetën. Trazojini mirë. Shtoni një gotë ujë të ngrohtë sipër dhe i rregulloni me kripë e piper. E lini për pak minuta mënjanë. Trazojeni vazhdimisht dhe e rregulloni me kripë e piper. Pas 5 minutash ia shtoni  beshamelin tavës me perime. Futeni në furrë për t’u pjekur përreth 30 minuta në temperaturë 180 gradë.