Perez vendos ti thotë "lamtumirë" Bale-it, nis gara mes Chelsea dhe United

Perez vendos ti thotë "lamtumirë" Bale-it, nis gara mes Chelsea dhe United
E përditshmja spanjolle “AS” ka raportuar se presidenti madrilen Florentino Perez ka vendosur se ky do të jetë sezoni i fundit i Gareth Bale tek Real Madrid.

Bale, Marcelo dhe Isco janë tre lojtarët që nuk po aktivizohen më si titullarë nga ana e trajnerit Santiago Solari dhe duken që të tre me valixhe në dorë. Për sulmuesin nga Uellsi ka shumë interes nga klubet e Premier Ligës, me Chelsea dhe Mançester United që janë dhe në majë të listës së dëshirave të vetë lojtarit.

Por nga ana tjetër Solari nuk duket se është dakort me këtë vendim nga klubi.

“Ata janë ende të rëndësishëm, Bale ka luajtur në çdo ndeshje që kur është kthyer nga lëndimi dhe është duke shënuar gola vazhdimisht. Të gjithë e dimë se çfarë do të thonë Marcelo dhe Asensio për ne. Të gjithë janë të rëndësishëm, jo vetëm ata që janë titullarë në ndeshje. Titujt fitohen me të gjithë skuadrën”, ka thënë Solari.

/f.ç/Albanian Free Press Online/