PD, Bogdani: Kryesia ka vendosur përjashtimin e Rudina Hajdarit

PD, Bogdani: Kryesia ka vendosur përjashtimin e Rudina Hajdarit
Gerti Bogdani ka folur tepër i prerë kur është pyetur për përjashtimin e deputetes Rudina Hajdari nga Partia Demokratike. Bogdani, i ftuar në Ora News, ka thënë se Rudina Hajdari do të përjashtohet pasi njëlloj si ajo veproi dhe Myslym Murrizi dhe Kryesia vendosi unanimisht për përjashtimin e tij.

"Rudina Hajdari do të përjashtohet. Kryesia ashtu veproi me zotin Myslym Murrizi dhe ashtu do të veprohet dhe me zonjën Hajdari. Protesta e sotme nuk duhet të kalojë në persona të veçantë pasi sot krah Bashës ishin gjithë deputetët që dogjën mandatin", ka thënë ndër të tjera demokrati Gerti Bogdani.

/f.ç/Albanian Free Press Online/